S’ka paqe me SHBA-në dhe BE-në, Shala: Kosova nuk mund të përsërisë gabimet e së kaluarës me Planin Ahtisari. Mosbesimi mes palëve është i madh

Dy zyrtarët e lartë të Brukselit të angazhuar në dialogun Serbi – Kosovë, Miroslav Lajçak dhe Josep Borell i kanë propozuar Parlamentit Evropian të vendosë sanksione për Kosovën, duke e designuar kësisoj si provokuese dhe përgjegjëse për situatën në Mitrovicë dhe rrethina.

Por kjo ka nxitur një reagim të ashpër të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili doli dje në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, ku theksoi se në takimin e 14 shtatorit në Bruksel, kishte koordinim dhe sinkronizim të qëndrimeve mes përfaqësuesit të lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, emisarit për dialogun, Miroslav Lajçak dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Pikërisht ky qëndrim i kryeministrit Kurti ka shkatuar gjatë kësaj të marte qëndrime të forta të përfaqësuesve të SHBA-së dhe BE-së, të cilat kanë konfirmuar vijimin e sanksioneve ndaj Kosovës.

Në analizën e tij në studion e lajmeve në “Ora News”, analisti Krenar Shala deklaroi se situata është e paqartë, ku mbizotëron një mosbesim i madh mes palëve.

“Palët e përfshira në tryezë gjenden në një situatë të mosbesimit të ndërsjellë. Pikërisht ky mosbesim mes palëve shkakton teksione dhe konflikte që referohen në vendimet që marrin secila prej palëve.

Është ky mosbesim pasi Kosova nuk dëshiron më të vuajë pasojat e vendimeve të njëanshme të pranuara kohë më parë. 

Ne kemi bërë një gabim fatal që kemi pranuar në mënyrë të njëanshme Planin e Ahtisarit vitet më parë.

Dhe ai plan parashikon që Serbia të njohë gabimet e saj, të kërkojë falje dhe ta njohë Kosovën. Këtu pikërisht kemi gabuar në këtë proces.

Kosova nuk mund të bëjë gjithmonë lëshime porsa kohë gjendja mes dy vendeve nuk normalizohet, ndaj ne nuk mund ta bëjmë më këtë lëshim.

Situata në Veri është e qetë, strukturat institucionale janë në një situatë bazike dhe sa i përket aktiviteve kriminale atje është stabilizuar, por tashmë po na penalizon faktori ndërkombëtar atje”, u shpreh ndër të tjera analisti Krenar Shala.

katerina hysenllari krenar shala

EMISIONET