Sizmiologu grek: Askush nuk mund të përjashtojë një tërmet të madh në Greqi
“Jemi në ditën e katërt pas dy tërmeteve të forta në Turqi dhe Siri. Zona është shumë larg nga Greqia për ta prekur atë, që stresi të transferohet, distanca është shumë e madhe”, thotë profesori i sizmologjisë Gerasimos Chouliaras.
Ai shpjegoi se efekti domino nuk i referohet pllakave tektonike.
Epiqendra, shpjegoi ai, është më shumë se 1000 km nga hapësira greke.
Dhe vazhdoi: “Efektin domino e pamë menjëherë pas tërmetit të parë 7.8 Rihter. 9 orë më vonë, 1000 km më lart, pati një tërmet 7.5 Rihter.
I pyetur nëse mund të ketë një tërmet të kësaj magnitude në Greqi, ai u përgjigj:
“Historikisht kemi pasur tërmete të kësaj magnitude, ndaj askush nuk mund të përjashtojë mundësinë e një tërmeti të tillë në zonën greke. Ka 3-4 shembuj të tillë të madhësive ekuivalente në të kaluarën, kështu që askush nuk mund ta përjashtojë atë."
I pyetur se cilat do të ishin pasojat e një tërmeti të tillë, ai tha: “Do të kishte më pak ndikim, ndërtesat tona janë më të mira se sa shohim në Turqi, kemi infrastrukturë më të mirë. Gjithashtu, ne favorizohemi nga gjeodinamika e Greqisë, që tërmetet më të forta ndodhin në zonat nënujore, kështu që fenomeni shpërndahet”.
"Ndërtesat janë ato që duhet t'i kushtojmë vëmendje, kontrollet e vazhdueshme të ndërtesave dhe infrastrukturës janë gjërat kryesore. Nëse angazhohemi ndaj tyre, do të jemi mirë” përfundoi Chouliaras.