Shtuni: Arrestimi i Radoiçiçit sa për të qetësuar ndërkombëtarët, gur shah në duart e Vuçiçit
Në një intervistë për Ora News, eksperti i sigurisë, Adrian Shtuni u shpreh se arrestimi i Radoiçiç është një sinjal nga Vuçiçi se do të kontrollojë narrativën.
Shtuni: Arrestimi i Radoiçiç është një sinjal nga Vuçiçi se do të kontrollojë narrativën. Ai është kapur me presh në duar. Nëse vetë Vuçiç dhe qarqet e tij kanë qenë përgjegjës për sulmin në Banjskë, atëherë është një mënyrë për tu mbyllur gojën ndërkombëtarëve.
Nëse ai nuk i është bindur Vuçiçit atëherë kjo është edhe një lloj forme ndëshkimi ndaj tij që ka vepruar pa e pyetur. Nuk ka dyshim se Radoiçiç di shumë dhe është një gur shahu që Vuçiçi nuk mund ta lërë të lirë të të tjerët. Nuk kam shpresë te drejtësia në Beograd.