Shkarkimi i kryetarit të Komunës së Preshevës/ Ramabaja: Ashtu si ka ardhur edhe shkoi
Analisti, Sadri Ramabaja në një intervistë në Ora Neës u shpreh se ish kryetari I komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi tashmë ashtu sic ka ardhur edhe shkoi.
Ramabaja: Unë jo me kënaqësi do të bëhesha altoparlant i propagandës së Shqiprim Arifit.
Ai ashtu si ka ardhur ashtu edhe shkoi.
Që do të thotë se ka qenë i katapultuar në krye të Komunës në mënyrë jo demokratike dhe për nga ai pushtet që e ka sjellur në mënyrë jo demokratike, përmes një procesi gjyqësor që kishte si shkas flamurin kombëtar por që në fakt do ti shërbejë si mbulesë e veprimtarive të tij jo të mira në dobi të shqiptarëve e largoi.
Nuk do duhet të lidhet me cështje patriotike.
Natyrisht qëndrimi i Serbisë në raport me shqiptarët sidomos me ata në Preshevë është i qartë.
Në vazhdimësi ka ushtruar terror dhe presion për shpërnguljen e tyre.
Ndërkaq së fundmi këtë gamë e ka zgjeruar duke përfshirë edhe qytetarët autoktonë në Sanxhak.

