Rama, Vuçiç e Zaev ftojnë Malin e Zi, Bosnjen dhe Kosovën në "Ballkanin e Hapur"

Rama, Vuçiç e Zaev ftojnë Malin e Zi, Bosnjen dhe

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ftuan edhe vendet tjera në rajon që t'i bashkohen nismës “mini-Shengenit”, si mundësi e vetme për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe lëvizjes.

Rama ftoi  Malin e Zi, Bosnjen të jenë pjesë e nismës, ndërsa Kosovës i përcolli mesazhin çështjet e së shkuarës zgjidhen shumë më lehtë nëse sytë janë nga ardhmja.

Nuk e kuptoj Mali i Zi për çfarë mendon, për çfarë? Mendon si të zgidhë problemin e krahut të punës duke qëndruar i mbyllur ndaj kësaj nisme që është problem serioz për të gjitha vendet.

Po Bosnja për çfarë mendohet?

Sepse e di për çfarë mendohet Kosova dhe në këtë pikë jam absolutisht në një qëndrim të kundërt se për mua të gjithë këto vende duhet të jenë pjesë e këtij procesi e duhet të bëjnë maksimumin në këtë proces për njerëzit e shoqëritë e tyre, e të gjithë së bashku.

Çdo ditë që ne fitojmë në këtë proces është një ditë e fituar për të ardhmen. Çdo ditë që humbim në këtë proces na merr e shkuara. E shkuara nuk mund të na diktojë sa rritemi ekonomikisht, e sa zhvillohemi në të gjithë aspektet. Jemi këtu për të ardhmen e çështjet e së shkuarës zgjidhen shumë më lehtë nëse sytë janë nga ardhmja. Me sytë nga e shkuara, nuk ka çështje të të shkuarës që zgjidhet në emër të së ardhmes" tha Rama. 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha në fjalimin e tij se bashkëpunimi është mundësia e vetme për zhvillimin e rajonit.

“Ajo që në po bëjmë ka për qëllim të tregojmë se të kaluarën mund ta lëmë pas nesh, të shohim drejt së ardhmes, para se gjithash në ngritjen e standardit dhe cilësisë së jetës së qytetarëve tanë. Nga kjo mund të ketë vetëm se përfitime e assesi dëme. Kjo nismë nuk është e orientuar kundër askujt, por drejt qëllimit që qytetarët tanë të bëjnë një jetë më të mirë. Nuk ka gjë më të shenjtë se kjo”.

Edhe kryeministri maqedonas, Zoran Zaev bëri apelin 

“Ne edhe njëherë i ftojmë edhe inkuarajomë edhe kolegët tjerë që të na bashkohen për shkak të popujve tanë. Të gjithë ne jemi Ballkan, të gjithë jemi ballkani evropian”, ka deklaruar Zaev, duke shtuar se bashkëpunimi ekonomik dhe lëvizja e lirë e njërëzve dhe e mallrave, është mundësia e vetme që ky rajon të ketë të ardhme.

Janari 2023 nuk ka kufij mes shteteve

 Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç paralajmëroi se  nga janari i vitit 2023, nuk do të ketë kufij mes shteteve, apo se do të ketë kufij, por jo ndalesa për qytetarët e tre shteteve.

"Me 1 janar të 2023 nuk do të kemi më kufij mes tre vendeve tona, nëse arrihen të realizohen tre kushte. Njëri kusht është të ndërtojmë besimin e ndërsjelltë, nëse ne tre vendet, qeverita tona, mund ti realizojmë shpejt këto rezultat, nëse mund ti kalojmë dobësitë e administratave tona apo jo. Nga Beogradi do të niseni drejt Tiranës dhe askush nuk do t'ju ndalë dhe anasjelltas.E dimë se të gjithë do të ruajmë sovranitetin  dhe pavarësinë tonë".

Rama u ndal dhe tek kritikët

"Se dëgjoj patriotët e Shqipërisë që thonë hekurudha, hekurudha. Cila hekurudhë?! Cilat janë këto organizma financiarë ndërkombëtarë, e cilët janë këta investitorë që do të hedhin fondet e mëdha që duhen për hekurudhën, nëse treni shkon në një destinacion brenda për brenda kufijve tanë, apo qoftë nëse treni shkon nga Tirana në Prishtinë. Kush do vijë? Kush do vijë të investojë për hekurudhat e Maqedonisë së Veriut nëse treni shkon nga Tetova në Shkup?

Ku i gjende këta budallenj që janë gati të hedhin paratë për të financuar një sektor që dihet botërorisht që jeton me subvencione shtetërore për të balancuar investimet.

Nëse ne së bashku kemi fuqinë dhe vullnetin të ndërtojmë projekt të përbashkët dhe me atë të trokasim të gjithë organizmat ndërkombëtarë, ku gjithë volumi i lëvizjes justifikon investimin.

Si hekurudha hekurudha? Për çfarë? Për të çuar statuset e facebook nga një kufi në kufi për të luftuar njëri tjetrin, ku ka nevojë për hekurudhë facebook?!" 

Në takimin e tre liderëve të rajonit nuk merr pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili në vazhdimësi ka kundërshtuar nismën e “mini-Shengenit”, pasi sipas tij rajoni duhet t’i kthehet agjendës së integrimit në Bashkimin Evropian dhe jo nismave që, sipas kryeministrit të Kosovës, janë të dëmshme për shqiptarët.

Pas përfundimit të Forumit Ekonomik rajonal në Shkup, kryeministri Zoran Zaev, Edi Rama dhe presidenti Aleksandar Vuqiç pas nënshkrimit të disa marrëveshjeve shpallën zyrtarisht emërimin e iniciativës për bashkëpunim të mes vendeve të Ballkanit Perëndimorë.

Ajo që deri tani tani njihej si “Mini-Schengen”, tashmë është emëruar “Open Balkan”, ose “Ballkani i hapur”. 

EMISIONET