Bytyçi: Formimi i Asociacionit tashmë një çështje që ndërlidhet me njohjen de-facto

Pedagogu i marrëdhënieve ndërkombëtare, Seb Bytyçi në një intervistë në Ora News foli për planin franko-gjerman dhe a do firmoset nga Kosova dhe Serbia. Bytyçi u shpreh se formimi i Asociacionit tashmë është një cështje që ndërlidhet me njohjen de-facto.

"Mendoj se janë dy cështje të ndara dhe masat ndëshkuese janë vendosur në lidhje me situatën e sigurisë në veri dhe për tu hequt ato duhet të ketë përparim në ato hapa që specifikohen për deeskalim në veri.

Edhe pse ato masa nuk vlejnë më pasi situatë në veri ka ndryshuar, por formimi i Asociacionit tashmë është një cështje që ndërlidhet me njohjen de-facto.

Kemi të bëjmë me implementimin e marrëveshjes Bruksel-Ohër dhe tani kemi kërkesë nga Kosova që ta zbatojë marrëveshjen duke zbatuar asociacionin dhe që Serbia ta bëjë njohjen de-facto të Kosovës", tha ndër të tjera Bytyçi.

EMISIONET