Oficerët e FSK-së diplomohen në Shqipëri

Oficerët e FSK-së diplomohen në Shqipëri

Oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar diplomimin me sukses në Kursin e Lartë të Oficerit dhe Kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm, të zhvilluara në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci vlerësoi se përfundimi i këtyre programeve të avancuara të edukimit ushtarak forcon kapacitetet udhëheqëse dhe operacionale të FSK-së, duke dëshmuar përkushtimin tonë për zhvillimin e një ushtrie moderne dhe profesionale.

“Ky sukses është gjithashtu dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë në fushën e edukimit dhe aftësimit ushtarak”, shkroi Maqedonci. /KosovaPress

EMISIONET