Nis viti i ri shkollor në Kosovë/ Vaksina kriter për mësuesit, nxënësit me maska në klasa

Nis viti i ri shkollor në Kosovë/ Vaksina kriter për

Nxënësit e Kosovës janë rikthyer normalisht në klasa, nën masat dhe kushtet e pandemisë.

Në shkollën fillore "Naim Frashëri", në Prishtinë, të rinjtë me maska dhe me distancë nga njëri-tjetri, thanë se e prisnin me padurim kthimin në banka.

“Jam gëzuar që jemi kthyer përsëri në bankat shkollore, sepse klasën e pestë e kemi pas gati të gjithën online edhe klasën e katërt e kemi pasur gati online, tash që kemi nisur brenda shkollës unë jam i gëzuar. Më është dukur pushimi tepër i gjatë.”

“Mendoj që unë dhe shokët e shoqet e mia ndjehemi shumë më lirshëm që jemi kthyer në klasa dhe i kemi mësimdhënësit tanë përpara. Besoj që edhe detyrat i kuptojmë më mirë dhe është më lehtë.”

“Më të vërtetë është një ndjenjë e mirë se është tepruar, kemi pasur humbje të mëdha edhe si shoqëri, është një ndjenjë shumë e mirë dhe si mësimdhënës, mirë që kemi filluar në objektet shkollore. Besoj që edhe për fëmijët është një ndjenjë e mirë... Duke e ditur me platformë, kemi pasur kam vështirësi, sidomos ne në lëndët e shkathtësive edukatë fizike është problem, mirëpo edhe për lëndët e tjera besoj që është më mirë me prezencë fizike në shkollë.”

Viti shkollor ishte planifikuar të niste më 1 shtator, por u shty nga situata e rënduar epidemiologjike në vend.

Me vendim qeverie, mësuesit i janë nënshtruar vaksinimit nëse duan ta vijojnë punën, ndërsa Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë i ka bërë thirrje stafit mësimor, nxënësve dhe prindërve të raportojnë çdo dyshim për raste të sëmundjes infektive.

“Për fat të mirë ne gjatë gjithë kohës kemi raportuar në DKA për vaksinimin e mësimdhënësve, të gjithë mësimdhënësit tanë janë të vaksinuar me përjashtim të dy mësimdhënësve të cilët e kanë kaluar virusin, kanë qenë të infektuar para fillimit dhe ata i kanë sjellë dokumentet që kanë antitrupa. Të gjithë të tjerët janë të vaksinuar me dy vaksina.

Sot në bazë të udhëzimit, besoj edhe për juve ka ndodhur njësoj ju është kërkuar në hyrje që ta keni një dëshmi sipas të cilës ju dëshmoni që i keni të përfunduara vaksinat dhe jemi duke i zbatuar të gjitha rekomandimet.

Krahas masave që kemi ndërmarrë, krahas kujdesit për sigurinë e shëndetin, nuk duhen lënë anash as betejat për rezultate në arsimim e edukim," uroi të hënën gjithë nxënësit dhe mësuesit ministrja e Arsimit, Arbërnie Nagavci.

EMISIONET