MOMENTE PANIKU GJATË PAGËZIMIT/ Foshnja 10-muajshe humb ndjenjat gjatë ceremonisë fetare

MOMENTE PANIKU GJATË PAGËZIMIT/ Foshnja 10-muajshe humb ndjenjat

Një incident ndodhi gjatë një ceremonie pagëzimi në Volos të Greqisë, ku një foshnjë 10-muajshe humbi ndjenjat në mes të shërbesës fetare, duke shkaktuar panik te familjarët dhe të pranishmit.

Foshnja kishte qarë gjatë gjithë ceremonisë, por në një moment mbylli sytë dhe nuk reagoi më. Në atë çast, prifti po e mbante në krahë dhe e kishte vendosur në vaskën e pagëzimit.

Nëna e fëmijës vuri re menjëherë gjendjen e tij dhe kërkoi që ai të nxirrej nga uji. Ajo e mori në krahë dhe u përpoq ta kthente në vetëdije, ndërsa të pranishmit u tronditën nga situata.

Në vendngjarje mbërriti ambulanca, ndërsa ekipet e urgjencës i dhanë foshnjës ndihmën e parë. Fëmija reagoi dhe gjendja e tij u stabilizua, pa pasur nevojë për shtrimin në spital.

Pas ndërhyrjes mjekësore, ceremonia u përfundua shpejt në prani të personelit shëndetësor. Ngjarja merr një dimension më të ndjeshëm pasi foshnja u pagëzua me emrin e babait të saj, i cili kishte ndërruar jetë kur nëna ishte katër muajshe shtatzënë.

EMISIONET