VIDEO/ Rama në mbledhje me grupin e PS, zbardhet kërkesa e tij, mungon Spiropali
PS zhvillon këtë të hënë mbledhjen e përjavshme të grupit të saj parlamentar.
Edhe kryeministri Edi Rama i është bashkuar deputetëve në Kryesinë e Kuvendit, teksa "Ora News" ka siguruar pamjet e mbërritjes së Ramës.
Burime nga kjo mbledhje citojnë Ramën t’i ketë kërkuar deputetëve të jenë më aktiv në rrjetet sociale dhe në Kuvend.
Kjo kërkesë e Ramës vjen në një kohë kur jo i gjithë grupi parlamentar i PS është shfaqur aktiv në rrjetet sociale përballë retorikës së shprehur nga protestuesit.
Gjithashtu bëhet me dije se në këtë mbledhje nuk mori pjesë Elisa Spiropali, e cila në javët e shkuara ka komentuar protestën duke kërkuar që zëri i tyre të dëgjohet dhe të ketë reflektim

