Mbytet varka me 41 persona në Lesbos, përpjekjet dramatike për shpëtimin e të mbijetuarve

Mbytet varka me 41 persona në Lesbos, përpjekjet dramatike për

Një varkë me emigrantë është mbytur rreth orës 6:30 të mëngjesit në ishullin e Lesvos në Greqi.

Një video tronditëse nga operacioni i shpëtimit të refugjatëve që u zhvillua mëngjesin e së martës u publikua nga Roja Bregdetare.

Mediat greke raportojnë për tre të vdekur nga aksidenti tragjik, dy gra dhe një burrë, në moshë të re.

Sipas dëshmisë së një të mbijetuari, gjithsej 41 persona ndodheshin në bordin e varkës, e cila ishte nisur herët në mëngjes nga bregu pranë Ayvalit.

Mbytet varka me 41 persona në Lesbos, përpjekjet dramatike për

Nga këta, 19 persona janë shpëtuar deri më tani nga roja bregdetare që i ka nxjerrë nga deti, ndërsa një numër prej 6 deri në 10 persona janë gjetur nga patrullat këmbësore të policisë në malet e zonës, ku janë larguar menjëherë mbytjes së varkës.

10 nga të shpëtuarit, përkatësisht 6 burra, 3 gra dhe një foshnjë, janë shtruar në spital me hipotermi dhe lëndime, ndoshta fraktura, nga përplasja e shkëmbinjve në bregdet.

Emigrantët vinin nga Somalia, Sudani, Jemeni, Eritrea dhe Gambia.

Në zonë po kryhen kërkime nga toka dhe deti për të gjetur 9 deri në 13 personat e mbetur të zhdukur.

Mbytet varka me 41 persona në Lesbos, përpjekjet dramatike përMbytet varka me 41 persona në Lesbos, përpjekjet dramatike përMbytet varka me 41 persona në Lesbos, përpjekjet dramatike për

greqi mbytet varka emigrante

EMISIONET