Majlinda Kelmendi nuk përsërit "Rio 2016", eliminohet qysh në ndeshjen e parë nga Lojërat Olimpike

Majlinda Kelmendi nuk përsërit "Rio 2016", eliminohet qysh

Tokyo 2020, eliminim i papritur i Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike

Teksa ende të gjithë shqiptarët po shijojnë fitoren e kampiones olimpike, Distria Krasniqi dhe kishin shpresa të mëdha për të tjera medalje në Xhudo, Majlinda Kelmendi nuk arrin të shkelqejë në Tokyo.

Kampionia olimpike e Olimpiadës së Rios në 2016, pësoi një eliminim të papritur që në raundin e parë duke zhgënjyer të gjithë pasi kishin pritshmëri të mëdha prej saj.

Kelmendi u mund që në raundin e parë nga hungarezja Reka Pupp, e cila arriti t'i merrte xhudistet dardane një Wazz-ari që e eliminon direkt atë.

Merr fund kështu para kohe Olimpiada për një nga favoritet për medalje ari për Kosovën.

Ajo e ka përjetuar rëndë humbjen çka është pare teksa po largohej nga arena.

Majlinda Kelmendi erdhi në Tokio, si fituese e medaljes së artë olimpike në ''Rio 2016'', duke synuar të përsërisë suksesin e saj edhe në Olimpiadën japoneze, por nuk ia doli.

EMISIONET