Lajçak pas takimit me Krasniqin: U pajtuam për uljen e tensioneve në veri dhe rikthim në dialog pa vonesa
“Pata një shkëmbim të dobishëm pikëpamjesh me kreun e PDK-së, Memli Krasniqin për gjendjen aktuale në veri të Kosovës. Ne ramë dakord për nevojën për uljen e tensioneve në veri dhe për rikthim në Dialog pa vonesë”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Për takimin më herët ka njoftuar edhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili ka thënë se partia e tij do të angazhohet fuqishëm në shtensionimin dhe kthimin në normalitet në komunat në pjesën veriore të vendit.
Had a useful exchange of views with @PDKzyrtare Chair @MemliKrasniqi on the current situation in the north of Kosovo. We agree on the need to de-escalate and return to the Dialogue without delay. pic.twitter.com/ZJLeKyTSMk
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) July 14, 2023