Kurti: Masat e reja anti-covid i përgjigjen situatës aktuale pandemike

Kurti: Masat e reja anti-covid  i përgjigjen situatës aktuale

Qeveria “Kurti” miratoi të martën masat e reja anti-covid, ku parashikohet ndalimi i hyrjes në Kosovë pa pasaportë vaksinimi.

Lidhur me këto masa ka reaguar vetë kryeministri Albin Kurti, i cili sqaroi sot, se masat e marra i përgjigjen situatës aktuale të Covid-19 bashkë me variantet e tij.

Kurti deklaron se në varësi të vendimeve të së martës, viti i ardhshëm do të jetë i personave me aftësi të kufizuara.

“Masa të reja kundër COVID-19, promovim dhe respektim i diversitetit e barazisë, katër projektligje të miratuara dhe dy vendime të mëhershme të shfuqizuara. Mbledhjen e mbrëmshme të Qeverisë, të 46-tën, e zhvilluam në mënyrë elektronike. Si vendim të parë, miratuam masat e reja për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Ato i përgjigjen situatës së tanishme pandemike në vend por edhe nevojës për të qenë të kujdesshëm ndaj virusit i cili me disa variante të tij vazhdon të jetë prezent në mesin tonë. Së bashku do të punojmë për një shoqëri me gjithëpërfshirje e mundësi për të gjithë. Ndër 14 vendimet e kësaj mbledhje nga 408 sa kemi marrë gjithsej që nga fillimi i qeverisjes sonë, katër ishin për miratimin e projektligjeve nga fushëveprimi i Ministrisë së Mbrojtjes, tek ai i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve e deri te i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Shtuam ligjshmëri duke shfuqizuar edhe dy vendime të qeverive të mëparshme”, tha Kurti.

Konkretisht, çdo person që hyn në Kosovë deri në 3 janar duhet të ketë dëshminë e vaksinimit, nëse ka bërë njërën dozë të vaksinës përpara 1 muaji, nevojitet tampon negativ i 48 orëve të fundit.

Qeveria kosovare do të lejojë edhe personat që e kanë kaluar Covid-19 në 6 muajt e fundit, ku këta persona duhet të paraqesin tampon pozitiv për Covid-19 jo më të hershëm se 21 ditë dhe jo më të vjetër se 180 ditë.

Nga këto kritere përjashtohen personat që kalojnë tranzit në Kosovë, të cilët duhet të lënë vendin brenda 3 orësh.

Nga 3 janari hyrja në Kosovë do të bëhet vetëm me dëshmi të dy dozave të vaksinës ose dëshmi të lëshuar nga mjeku për rastet kur vaksina shkakton komplikacione.

Në pikat kufitare do të instalohen pika vaksinimi, gjithashtu edhe në aeroportin ‘Adem Jashari’ nga 3 janari.

Mbajtja e maskës do të jetë obligative, me përjashtim të hyrjes në ambientet e mbyllura, ku të gjithë duhet të mbajnë një maskë.

Ora policore ka ngelur në fuqi, nga mesnata deri në 5:00 të mëngjesit e gjithashtu dhe mbyllja e bareve dhe restoranteve, në orën 23:00.

EMISIONET