Dhuna në familje nuk njeh "fre", drejtori i policisë Nano: Shqetësim dhe përfshirja e të miturve në krime

Dhuna në familje vijon të mbetet një fenomen shqetësues. Shqetësimi u evidentua nga drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Sigurisë.

"Vazhdon të mbetet shqetësues fenomeni i dhunës në familje. Gjatë këtë viti janë evidentuar 1337 vepra penale, 3.7% vepra penale më shumë se vitin e shkuar. Gjatë 10 mujorit janë trajtuar me kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes 2754 raste, 370 raste më shumë se viti i kaluar. Nga vrasjet e ndodhura gjatë këtij viti, 16 janë për shkak të dhunës në familje.

Janë evidentuar 893 të mitur të dëmtuar ose viktima nga vepra të ndryshme penale me një rritje me 27 të mitur nga viti i kaluar. Pjesa më e madhe janë dëmtuar në fushën e sigurisë rrugore, gjithësej 331. Nga dhuna në familje 175 të mitur. Nga krimet seksuale 67 të mitur, me një rënie  nga viti i kaluar ku ishin 76. Nga këto ngjarje veçojmë ngjarjen në Grecali të Fierit".

Nano shtoi se shqetësues mbetet edhe përfshirja e të miturve në veprimtari kriminale dhe pse jo në ato që cilësohen vepra penale të rënda.

"1604 të mitur të dyshuar si autorë të veprave penale nga 1358 që ishin vitin e kaluar. Numri më i lartë paraqitet në vjedhje, shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor".

EMISIONET