Nga 3 janari, hyrja në Kosovë vetëm me çertifikatë vaksinimi. Ndalohet transporti publik për të pavaksinuarit

Nga 3 janari, hyrja në Kosovë vetëm me çertifikatë

Qeveria e Kosovës ka vendosur rregulla të reja për hyrjen e shtetasve në Kosovë në kuadër të masave të reja kundër parandalimit dhe përhapjes së pandemisë COVID-19.

Cdo person që hyn në Kosovë duhet të posedojë certifikatën e vaksinimit të plotë, apo me dy doza.

Në pikën 2.2 te vendimit thuhet se çdo person që dëshiron të hyjë në Kosovë duhet ta posedojë një dozë të vaksinimit jo më të vjetër së katër javë së bashku me testin PCR negavit për COVID-19, jo më të vjetër se 48 orë, ndërsa që nga data 3 janar 2022, të gjithë personat që hyjnë në Kosovë duhet të kenë dëshminë e të dy dozave të vaksinimit.

Gjithashtu të gjithë personat që përdorin transportin publik duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit të plotë (me dy doza) kundër Covid-19.

Pasagjerët mund të udhëtojnë edhe nëse kanë një dozë vaksine, por me kushtin që të kenë edhe testin RT PCR negativ. Edhe ata që kanë dëshminë se e kanë kaluar coronavirusin, duhet të kenë së paku një dozë vaksine për të udhëtuar me autobusë.

Ndalohet hyrja pa maskë në ambiente të mbyllura.

Kufizimi i qarkullimit vazhdon të jetë nga ora 00:00 deri në ora 5 të mëngjesit. Me përjashtim të rasteve të caktuara.

EMISIONET