Kosovë-Serbi në analizën e Pançev: Vendimi për zgjedhjet në Veri ishte i drejtë. Serbia s’do zbatojë marrëveshjet

Njohësi bullgar i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, Anton Pançev, e konsideron të drejtë vendimin e Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të vednit pavarësisht bojkotit të listës serbe! Analisti pret që Serbia të mos i zbatojë marrëveshjet, ndaj thotë se Kosova nuk duhet të lejojë asociacion me competenca ekzekutive.

Kosovë-Serbi në analizën e Pançev: Vendimi për

Analisti bullgar i çështjeve politike në Ballkanin Perëndimor, Anton Pançev, e vlerëson qëndrimin e Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve të 23 Prillit në 4 komunat në veri të vendit, pavarësisht bojkotit të Listës Serbe

Pançev: Zgjedhjet duhet të mbahen sipas ligjeve të Kosovës.

I njohur dhe si Albanolog, Pançev, thotë se Serbia e di mirë që pas marrëveshjes së Ohrit nuk mund të lejojë trazira.

Pançev: S’do të ketë trazira në veri.

Por në anë tjetër është mosbesues se Serbia do të zbatojë marrëveshjen e arritur me Kosovën

Pançev: Jam skeptik për zbatimin e marrëveshjes nga ana e Serbisë.

Anton Pançev pret që Kosova të mos lejojë Asociacion me Kompetenca Ekzekutive.

Pançev: Kosova nuk duhet të lejojë që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive. Republika e Kosovës duhet të ndjekë në mënyrë strikte ligjet e veta dhe gjithçka duhet të zgjidhet sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, jo sipas dëshirave politike, gjeopolitike dhe presioneve të jashtme. Vetëm kështu Kosova do të zhvillohet si një shtet sovran dhe krejtësisht të pavarur.

Unë mendoj se prapë do të shohim skenarët e ekstremistëve serbë në Kosovë, por besoj se tani nuk do të kenë kaq shumë fuqi që të shkaktojnë trazira.

Beogradi tani deklaron se ka pranuar marrëveshjen, por unë nuk besoj në sinqeritetin e Vuçiçit. Ata do të përdorin të gjitha veglat e mundshme për shtyrjen e zbatimit të marrëveshjes dhe do të akuzojnë Kosovën se nuk po zbatojnë marrëveshjet, kryesisht për Asociacionin”

Përfaqësuesit serbë do të insistojnë që në këtë statut të futen elemente, nene, dispozita që janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe nuk mund të lejohen natyrisht nga autoritetet e Kosovës.

Më 23 prill në Kosovë do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mitrovicën e Veriut, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok, pas dorëheqjeve të kryetarëve të këtyre komunave në nëntor të vitit 2022.

Zgjedhjet në veri fillimisht ishin caktuar me datë 18 dhjetor të vitit 2022, por u shtyn pas incidenteve dhe pamundësisë për organizimin e tyre.

anton pançev kosova serbia

EMISIONET