Kosova drejt KiE-së, Osmani: Është një ditë historike, hap i rëndësishëm për rajonin
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani në një intervistë në Ora News u shpreh se është një ditë historike dhe një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm për Kosovën që sot do votohet për tu bërë anëtare e KiE.
Osmani: Mendoj se është ditë historike.
Mendoj se është një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm për Kosovën, për rajonin, për Ballkanin.
Vota pro anëtërësimit të Kosovës në KiE, mendoj se do jetë një nga hapat më të rënëdëishëm që Europa mund të marrë në këtë 75 vjetor i cili bëhet me datë 16 maj.
75 vjetori i këshillit të Europës është një ditë e jashtëzakonshme dhe mendoj se në këto kohëra padiskutim gjëja më e mirë që mund të bëjë Europa është që të ndihmojë në stabilizimin e kësaj pjese të rrezikshmë të Ballkanit që është Kosova, e destabilizuar vazhdimisht nga fqinjët e saj.
Mendoj se do jetë një maratonë jo e lehtë por këtë herë ka më shumë arsye për të qenë optimist.

