"Ç’ju desh shkijeve aty…ku shqiponja gati rri" Tifozët e Tiranës vargje ironike për serbët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Tetor 2023, 19:04
Kanë qenë shumë të pakët tifozët mesditen e sotme në staiduin “Selman Stërmasi” ku u zhvilluar ndeshja e kampionatit mes Tiranës dhe Laçit e cila përfundoi me shifrat 0-3 për kurbinasit.
Megjithatë më tepër se për ndeshjen dhe për të mbështetur skuadrën e tyre që sërish u mund tifozët bardheblu i kanë dedikuar një mesazh serbëve të vrarë në Veriun e Kososvës.
“Qajnë çetnikët e Serbisë…derdhën gjak e sot mbajnë zi, po ç’ju desh shkijeve aty…ku shqiponja gati rri!”