“I ka vdekur truri”, 12 vjeçari shqiptar nxirret pa ndjenja nga deti, mjekët: Është në gjendje shumë të rëndë

“I ka vdekur truri”, 12 vjeçari shqiptar nxirret pa ndjenja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Chania të Greqisë, ku një 12-vjeçar shqiptar u nxor nga deti pa ndjenja.

Ngjarja ndodhi në bregdetin e Georgioupolis. Mediat greke raportojnë se shqiptari është shtruar në spitalin universitar të Heraklion.

Siç tha për ERT, komandanti i PAGNI-t, Giorgos Chalkiadakis, gjendja klinike e fëmijës është shumë e rëndë dhe nga analizat e kryera rezultoi se ai ka vdekur truri.

Prindërit e fëmijës nga Shqipëria janë njoftuar për zhvillimet, por ende shpresojnë për një mrekulli deri në momentin e fundit.

Ngjarja tragjike ndodhi mesditën e së dielës, më 9 korrik kur fëmija 12-vjeçar u tërhoq nga një roje plazhi pa ndjenja në plazhin e Georgioupoli.

Djali u dërgua me ambulancë në spitalin e Rethymnon, ku mjekët e intubuan dhe vendosën që ai të transferohej urgjentisht në spitalin që trajtohet sot.

EMISIONET