Guri: Rama vijon të tërheqë vëmendjen medieve greke, por për keq. Për ta, ai është “delja e zezë” e gjithçkaje

Gazetari Edmont Guri në një lidhje me skype në studion e lajmeve në “Ora News” theksoi se mediat greke preferojnë lajmet “e zeza” për Shqipërinë.

Po ashtu ai tha se kryeministri Edi Rama vijon të tërheqë vëmendjen e tyre, por për keq.

“Ndryshe nga mediet greke që nuk janë të vëmendshme ndaj zhvillimeve në Shqipëri, mediet shqiptare janë më të vëmendshme për ato që ndodhin në Greqi.

Mediat greke kanë preferuar të zgjedhin lajmin e zi, dhe shumë rrallë lajmet shqiptare janë kryesore në mediet greke.

Sigurisht është pasqyruar vizita e kryeministrit Edi Rama në Ankara, por siç dihet është pasqyruar në kontekstin negativ pasi për mediat greke kryeministri Rama është “delja e zezë” e gjithçkaje.

Dhe që nga rasti “Beleri”, Rama është personi që pengon zhvillimet dhe që shikohet me një këndvështrim ndryshe dhe me sens negativ”, u shpreh ndër të tjera, gazetari Edmont Guri.

EMISIONET