Greqi, "burg" i ri për azilkërkuesit (foto)

Greqia inauguroi në fundjavë një nga pesë kampet për azilkërkuesit që janë krahasuar me burgjet për emigrantët.
Kampi 12 mijë metra katrorë në ishullin e Samosit është i rrethuar nga tela me gjemba, përdor kamera sigurie, skanera me rreze iks dhe dyer magnetike.
Portat e kampit hapen nëpërmjet skanimit të gishtërinjve dhe paraqitjes së letërnjoftimit, ndërsa natën portat mbyllen dhe kush nuk kthehet brenda orës 20 përballet me masa disiplinore.

"Po aplikojmë një model të ri kampesh, të tipit qendra të mbyllura të kontrolluara, të cilat nga njëra anë ofrojnë kushte jetese më të mira dhe më shumë hapësirë për çdo azilkërkues, por në të njëjtën kohë rrit kushtet e sigurisë, në të mirë të azilkërkuesve dhe të vetë stafit e komuniteteve lokale," shprehet ministri grek Notis Mitaraki, i ngarkuar për çështjet e emigracionit dhe azilit.
Autoritetet greke dhe ato europiane që morën pjesën në inaugurimit e kampit thonë se ai siguron infrastrukturën e nevojshme për një trajtim të drejtë dhe eficient të kërkesave për azil siç e kërkojnë standardet europiane.
"Η νέα κλειστή ελεγχόμενη δομή προσφέρει πολύ καλύτερες συνθήκες διαβίωσης, είναι εκτός αστικού ιστού, έχει πολύ αυξημένα μέτρα ασφαλείας για την προστασία των ωφελούμενων, των εργαζομένων, αλλά και των τοπικών κοινωνιών."
— Νότης Μηταράκης - Notis Mitarachi (@nmitarakis) September 18, 2021
Από την παρουσία μου στην @ertofficial_
#Σάμος #ΚΕΔ pic.twitter.com/l2MFuZKE4s
Ambientet përfshijnë zona sportive, kuzhina e banja të përbashkëta, dhe dhoma me nga pesë shtretër secila.

Bashkimi Europian ka ndarë 276 milionë euro dhe kampi i Samosit do të merret shembull edhe për kampet e tjera në Egje, në Leros, Lesbos, Kios dhe në Kos.
Por organizatat joqeveritaret dhe grupet humanitare e kanë qortuar izolimin e azilkërkuesve në këto hapësira.
Edhe agjencia e OKB-së për refugjatët ka shprehur rezerva.

"Kemi dëgjuar fjalën 'qendër e mbyllur' dhe kjo na ka shqetësuar. Azilkërkuesit kanë nevojë për mbrojtje. Ata nuk janë kriminelë apo një risk për komunitetin, por njerëz që duan ndihmë dhe sipas nesh, edhe kampe të hapura," thotë Mirej Zhirard, përfaquesja e UNHCR-së.
Greqia ka pritur një shumicë emigrantësh nga Siria dhe Iraku që nga viti 2015 dhe situata me regjimin taliban në Afganistan ka shtuar frikën për një valë të re emigracioni në vend.
Ministria greke për Emigracionin tha këtë javë se fluksi është reduktuar me 90 % nga 2019-ta.
-
Krijohet familja e parë LGBT në Tiranë, dy gra lindin binjake
19 Shtator, 09:23


