"Ndjesa e Uashingtonit nuk mjafton" vranë me dron, familjarët kërkojnë falje ballë për ballë

"Ndjesa e Uashingtonit nuk mjafton" vranë me dron,

Familjarët e 10 civilëve të vrarë gabimisht nga ushtria amerikane më 29 gusht, kërkojnë falje ballë për ballë nga Uashingtoni dhe që të kompensohen për sulmin tragjik. Amerika ka kërkuar ndjesë dhe thotë se po konsultohet edhe për mënyrën e dëmshpërbimit.

Ushtria amerikane vrau gabimisht muajin e kaluar 10 anëtarët e një familjeje afgane me pretendimin e terrorizmit, por ndjesa e Uashingtonit nuk i ka bindur ende familjarët e viktimave.

Pala amerikane goditi me dron makinën e një punonjësi në një organizatë humanitare që dyshohej se ishte me ISIS-in dhe po bëhej gati të sulmonte forcat e huaja në aeroportin e Kabulit.

Zëdhënësi i Pentagonit tha të premten se kryen një gabim tragjik dhe po e hetojnë ngjarjen.

Në bombardimin e 29 gushtit, Farshad Ahmadi humbi vëllanë e madh ndërsa vëllai i tij, Aimal Ahmadi, vajzën 3 vjeçe.

"Ndjesa nuk mjafton, jo. Duhet të vijnë këtu dhe të kërkojnë falje përpara syve tanë. Ta pranojnë që bënë gabim, që nuk ishin terroristë, dhe tani këtë e ka të qartë gjithë bota, sikurse ata vetë."

"Kërkojmë drejtësi nga organizatat ndërkombëtare, nga ato që reagojnë për raste të tilla, si Amnestia Ndërkombëtare. Pas kësaj duam që Amerika të na kompensojë për atë që bëri."

Shefi i Komandës Qendrore amerikane, Keneth Mek-Kenzi ka deklaruar se po konsultohen për dhënien e kompensimit por situata në territorin afgan mbetet e vështirë për ta realizuar me shpejtësi.

Sulmi i fundmuajit të kaluar la të vrarë civilë të moshave 2 deri 40 vjeç dhe ndodhi ndërsa Amerika vetë sapo kishte humbur 13 ushtarakë dhe 169 afganë kishin mbetur viktima të një tjetër sulmi kamikaz nga celula të Shtetit Islamik.

EMISIONET