Gjyshja 96-vjeçare kërcen si adoleshente vallen e Kretës, videoja bëhet virale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Gusht 2023, 21:56
Një gjyshe 96-vjeçare në Kretë është bërë virale, pasi ajo kërcen si një vajzë e re. Ajo e demostroi këtë në një valle tradicionale të ishullit.
Të gjithë ata që ishin në pistën e vallëzimit, nxituan ta nxisin me duartrokitje zonjën Maria, e cila, pavarësisht viteve, nuk hezitoi dhe u mësoi të rinjve se si të kërcejnë këtë valle specifike.