Gjyqi kundër ish-krerëve të UÇK-së, dëshmitarja e parë është grua
Dëshmitarja e parë në seancën kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është grua. Kështu të paktën e ka prezantuar gjykatësi i Gjykatës Speciale të Hagës.
Ai i ka sqaruar dëshmitares së mbrojtur të gjitha procedurat e dëshmisë.
“Ju nuk guxoni të flisni me askënd rreth dëshmisë tuaj. Nëse vjen dikush ju pyet ju lutem na tregoni”, ka thënë gjykatësi.
140 persona janë pranuar si viktima pjesëmarrëse në procesin gjyqësor. Personat të cilët demonstrojnë se kanë pësuar dëm fizik, mendor ose material si pasojë e drejtpërdrejtë e një krimi të paraqitur në Aktakuzën e Konfirmuar paraqesin kërkesë për të marrë pjesë në procesin gjyqësor në DHSK.
Këtu përfshihen persona që janë dëmtuar drejtpërsëdrejti dhe persona të cilët kanë pësuar dëm si pasojë e lidhjes së ngushtë me një viktimë të drejtpërdrejtë që pretendohet se është vrarë ose lënduar./Express/