FOTO+VIDEO/ Përleshje e armatosur në Çarshi të Shkupit, dy të vdekur, dy të plagosur
Një përleshje e armatosur mësohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Çarshi të Shkupit të Maqedonisë së Veriut.
Si pasoje dy persoan kane mbetur te vrare dhe dy te tjere te plagosur.
Raportohet se jetën në këtë sulm e ka humbur personi me nofkën “Zhilla”, me iniciale J.K .
Sipas informacioneve nga mediat vendase mesohet se vrasja ka ndodhur rreth orës 21:00.
Siç pohojnë dëshmitarët okularë, pranë kafenesë kanë mbetur të vrarë dy persona, të cilët kanë qenë persona të njohur në botën e krimit.
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) ka konfirmuar incidentin e armatosur në Çarshi të Shkupit.
Sipas saj në vendngjarje kanë mbetur të vrarë dy persona dhe një i lënduar i cili është dërguar në spital për kurim.
“Më 06.03.2023 në ora 20:11 në SPB-Shkup është denoncuar se në një objekt hotelierik në Shkup disa persona kanë shtënë me armë ndaj J.K. dhe E.I. të cilët kanë nderuar jetë në vendngjarje si dhe ndaj A.T. i cili ka marrë lëndime dhe është dërguar në spital për t’i dhënë ndihmën mjekësore. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
PAMJET NGA VENDNGJARJA "ALSAT"