FOTO/ Arrestohet i plagosur autori i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve në Gjakovë
Është arrestuar autori i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve Haxhi dhe Blerim Islamaj në fshatin Madanaj të Gjakovës.
I dyshuari për ngjarjen e rënde në Gjakovë është Gjergj Gjokaj.
Dyshohet se ai fillimisht ka shkuar për mjekim në QKMF në Klinë, pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.
Pas marrjes së ndihmës mjekësore, ai është larguar, por më pas është arrestuar nga Policia në Zllakuqan të Klinës.
Policia të dyshuarin e ka dërguar në Spitalin e Pergjithshëm të Pejës. Siç raportojnë mediat, mesohet se ai ka shumë lëndime në trup dhe në fytyrë.
“Është arrestuar një i dyshuar lidhur me rastin e vrasjes të ndodhur në fshatin Madanaj”, ka konfirmuar për Indeksonline Sheremet Elezi, zëdhënës i PK në Gjakovë.