Emisari i SHBA mbron Thaçin/ Arifi: Hill ka qenë përfaqësues i deleguar nga SHBA në periudhën e luftës
Avokati, Alban Arifi në një intervistë në Ora News u shpreh se Hill që po dëhsmon në Hagë në procesin ndaj Thaçit dhe ish- komandantëve të tjerë të UÇK ka qenë përfaqësues i deleguar nga SHBA në periudhën e luftës së UÇK.
Arifi: Fillimisht ju njoftoj se zoti Hill ka qenë përfaqësues i deleguar nga SHBA në periudhën e luftës të vitit 98-99.
Ka pasur takime të rregullta me përfaqësues të UÇK dhe komandantë të zonave operative gjatë luftës së UÇK.
Po ashtu i njëjti ka pasur takime të rregullta edhe me përfaqësues politik.
Si dhe ka qenë i angazhuar në bisedimet dhe në dialogun në Rambuje.
Hill si dëshmitar pranë dhomavë të specializuara tregoi qartë gjendjen e cila ka qenë gjatë luftës së UÇK atë që ka parë dhe ka dëgjuar dhe përjetuar.

