Beleri në burg, Dendias në Bruksel: Paraburgimin e kreut të Himarës do t’ia hedh qartë Këshillit të Ministrave të Jashtëm

Beleri në burg, Dendias në Bruksel: Paraburgimin e kreut të

Ministri i Jashtëm Nikos Dendias këtë të hënë ndodhet në Bruksel për të marrë pjesë në Këshillin e Punëve të Jashtme (FAC) të Bashkimit Evropian. Sipas mediave në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së do të diskutojnë sulmin rus ndaj Ukrainës dhe situatën në Bririn e Afrikës.

Gjithashtu, do të ketë një shkëmbim mendimesh për Ballkanin Perëndimor, gjatë të cilit ministri do të informojë homologët e tij për rastin e kryebashkiakut të Heimarrës, Fredi Beleri.

Mediat greke shkruajnë se pas takimit të përgjithshëm, Nikos Dendias do të marrë pjesë në një drekë pune joformale me ministrat e tjerë të jashtëm të BE-së me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor.

Në agjendën e tij ai ka planifikuar që të takohet me ministren e Jashtme të Shqipërisë Olta Xhaçka. 

“Sot do të diskutojmë me kolegët për çështjen e Ballkanit Perëndimor, ndaj do të kem mundësinë të ngre qartë çështjen e ndalimit të të zgjedhurit Himarra të zotit Beleris. Dhe që atëherë e tutje kam ndërmend të takohem me homologun tim shqiptar. Mendoj se do të jetë një bisedë interesante”, tha ministri i Jashtëm.

Kujtojmë se më herët ministri i Jashtëm Nikos Dendias gjatë një interviste në një televizion grek është shprehur se të hënën do ta bëjë të madhe këtë çështje në Bruksel. Duke folur në televizionin STAR, ai kërkoi që Beleri të lirohet menjëherë nga qelia.

“Nuk po shtyjmë e as bërtasim, duam miqësi, por jo me çdo çmim ”, theksoi ai.

Ministri i Jashtëm i Greqisë, u shpreh se Beleri duhet të lirohet dhe se nuk e kupton mbajtjen e tij në paraburgim.

 

EMISIONET