Aksion në dy fabrika kanabisi në Maqedoninë e Veriut, sekuestrohen dy ton drogë për tregun e zi, pronarët nga Shqipëria

Aksion në dy fabrika kanabisi në Maqedoninë e Veriut,

Në dy aksione të ndara në fabrikat e kanabisit për qëllime mjekësore, njëra në Kavadareçko dhe tjetra në rajonin e Manastirit, policia sekuestroi sasi të mëdha marijuanë të kultivuar në mënyrë të paligjshme për tregun e zi dhe ndaj personave juridikë shtetas të Shqipërisë u ngritën kallëzime penale.

Policia e Maqedonisë së Veriut ka kryer dy aksione policore në Kavadar dhe Manastir, ku është konfiskuar sasi e madhe e drogës. Nga njoftimet e para flitet se bëhet fjalë për konfiskim të dy tonë marihuanë nga dy fabrika për prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore.

Sipas policisë, fabrikat kanë kultivuar kanabis në kundërshtim me ligjin me qëllim që të shitet si drogë më pas.

Në Kavadar është konfiskuar marihuanë e paparaqitur prej 1.5 tonë, ndërsa në Manastir janë konfiskuar 300 kilogramë marihuanë.

Aksioni është zhvulluar me urdhër nga gjykata dhe janë parashtruar dy kallëzime penale kundër pronarëve që rezultojnë të jenë shtetas të Shqipërisë.

Nga MPB-ja konfirmojnë se operacionet policore janë në duke vazhduar për të përcaktuar përgjegjësinë e personave të tjerë të përfshirë në tregtinë ilegale të drogës. 

kanabis

EMISIONET