“Përdhunim i demokracisë”, Serbia për betimin e kryekomunarëve në veri të Kosovës: Hipokrizia e ndërkombëtarëve ra! Tani serbët…
Drejtori për Kosovën në qeverinë e Serbisë, ka reaguar sot pas marrjes së detyrës nga dy kryetarë të komunave në veri të Kosovës.
Petar Petkoviç e quajti aktin një pushtim të komunave të veriut nga Prishtina, akt i zyrtarizuar sot me betimin e kryetarëve të komunave.
Sipas tij, populli serb do të vazhdojë të luftojë për paqen dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar.
“Tani kur të gjitha maskat kanë rënë dhe hipokrizia e një pjese të bashkësisë ndërkombëtare është ekspozuar plotësisht, serbët do të jenë ata që do të vendosin për fatin e tyre kombëtar, jo Albin Kurti apo ndonjë faktor i huaj”, tha Petkoviç.
Ai shtoi se ky akt i përdhunimit të demokracisë dhe të drejtave të njeriut është përgjegjësi e Albin Kurtit, por shkon në zemrën dhe shpirtin e komunitetit ndërkombëtar.