Rusia liron mbi 100 ushtarë ukrainas, zëdhënësi i Zelenskyt: Secili prej tyre është hero

Rusia liron mbi 100 ushtarë ukrainas, zëdhënësi i Zelenskyt:

Më shumë se 100 ukrainas që luftuan në zonën e Bakhmutit dhe u kapën si robër lufte janë liruar. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës, Andriy Yermak, ose ndryshe zëdhënësi i presidentit Volodymyr Zelensky.

“Po kthejmë në shtëpi 106 qytetarë. Këta janë luftëtarët që kanë shërbyer në Bakhmut, 8 oficerë dhe 98 ushtarë dhe rreshter. Ata luftuan për Bakhmutin dhe arritën një sukses që e pengoi armikun të përparonte më tej në Lindjen tonë. Secili prej tyre është një hero i vendit tonë”, tha Yermak në një postim në Telegram.

Sipas të dhënave nga autoritete ukrainase, që prej fillimit të luftës janë liruar 2430 robër lufte, ku 139 prej tyre janë civilë dhe pjesa tjetër ushtarë apo zyrtarë.

EMISIONET