Radhë në QKR për kodet ekonomike, Tatimet shtyjnë për në 10 mars afatin

Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve ka shperndare nje shkrese ne daten 23 shkurt ku u jepte bizneseve vetem 3 dite kohe, pa llogaritur fundjaven per te përditësuar kodet ekonomike dhe adresat kryesore dhe sekondare të bizneseve ne Qendrën Kombëtare të Regjistrimit.

Por pas radhëve të gjata dhe ankesave të shumta të bizneseve, Drejtoria e Tatimeve u detyrua të shtyjë deri më 10 mars afatin.

Në vendimin e parë të shpërndarë më 23 shkurt, Tatimet paralajmërojnë bizneset se duhet të pajisen me kodin brenda datës 1 mars, perndryshe do të gjobiten me nga 10 000 lekë bizneset e vogla dhe me nga 15 000 leke për tatimpaguesit e regjistruar si subjekte te tatimit mbi fitimin.

Kerkesa perve‡se ishte derguar ultimative brenda nje kohe te shkurter dhe te pamjaftueshme per te lejuar bizneset te pajisen me kodin perkates, duket se eshte nisur ne padijeni te Drejtorit te Tatimeve te Tiranes.

Por përballë një situate të tillë bizneset i kerkuan Drejtorise se Tatimeve te rishikonte afatin ultimativ, ne kushtet kur koha eshte e pamjaftueshme dhe nga eksperiencat e meparshme kompanite kane pasur me shume informacion dhe kohe per te vepruar.

“Sjellje te tilla arbitrare nuk e ndihmojne klimen e bashkepunimit mes tatimeve dhe biznesit”.

Pas këtyre reagimeve, Drejtoria e Tatimeve publikoi një tjetër vendim duke e shtyrë deri më 10 mars afatin.

Pavarësisht kësaj në QKR janë krijuar radhë të gjata, pasi bizneset nuk duan të gjobiten për shkak të skadimit të afatit.

[caption id="attachment_470847" align="alignnone" width="391"]6 Urdhëri i lëshuar nga Tatimet me 23 shkurt 2015[/caption]

 

EMISIONET