Qori për naftëtarët: Edhe sulltani të priste kur i shkoje në derë, Balluku nuk dënjoi. Të dehur nga pushteti dhe paratë

Qori për naftëtarët: Edhe sulltani të priste kur i shkoje

Pedagogu dhe aktivisti, Arlind Qori, akuzon ministren e Energjitikës, Belinda Balluku, për sjellje të papërgjegjshme në raport me minatorët e Ballshit.

I ftuar në Rtv Ora, ai me ironi thotë se edhe sulltani në kohën e Perandorisë Osmane kur i shkoje te dera dënjonte të të priste.

Qori: Kjo qeveri deri sot vetëm i ka gënjyer, sot mesa duket e ka kuptuar që nuk mund ti gënjejë më, ka bërë diçka tjetër. I ka shpërfillur, naftëtarët kanë qëndruar me orë të tëra në diell në Tiranë bashkë me ne, të dhunuar dhe kërcënuar nga policia në mënyrë të paligjshme. Kanë kërkuar të takojnë ministren Balluku. Edhe sulltani në kohën e Perëndorisë Osmane kur i shkoje në derë herët a vonë të priste. Ministrja Balluku as dënjoi ti priste dhe as të mbante një qëndrim publik për këtë çështje. Kryeministri Rama që është kryepërgjegjësi i shpërfill totalisht, parlamenti. Dyshoj që ata që janë në pushtet janë njerëz. Janë aq shumë të dehur nga pushteti dhe paraja sa njerëzit u duken krimba. Nuk duan, nuk kanë vullnetin dhe mbase nuk dinë që ti japin zgjidhje kësaj çështje, që ta rivënë në punë dhe ta ngrejnë në këmbë atë uzinë që degradon dita-ditës. Uzina e Ballshit u takon naftëtarëve dhe gjithë Shqipërisë.Këta duan të zhdukin industrinë se duan të ndërtojnë një model ekonomik ku mund të parazitojnë ata vetë duke thithur çdo pasuri të tokës dhe nëntokës, por pa e ndërmjetësuar nga puna njerëzore.

Duke u ndalur te protesta e sotme, Qori tha se policia në kordinim ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve edhe pse i kishin njoftuar sipas ligjit.

Madje ai vuri në dukje përdorimin e disa teknikave asfiksuese nga ana e uniforma blu, të ngjashme me ato në SHBA.

Qori: Sot kam vërejtur një mënyrë të të ushtruarit dhunë që nuk e kisha parë më parë. Na kanë goditur dhe herë tjetër, por kësaj here pamë që policiët i vinin krahun në fyt aktivistëve dhe naftëtarëve për ti tërhequr.Teknika asfiksuese.Në SHBA njerëzit po vdesin nga këto teknika. Kishte disa raste. Mua vetë më ndodhi, pashë shokët dhe miqtë që u ndodhi. Arrij në përfundimin se qeveria dhe ata që kanë pushtetin janë të frikësuar nga naftëtarët dhe ne, këtu e shoh atë rreze shprese që është vështirë të shihet. Po fillon shkolla, nuk e di ku i gjejnë paratë për çanta dhe libra naftëtarët?Policia e ka prishur tubimin në mënyrë të kundraligjshme, kemi njoftuar sipas ligjit dhe të gjithë ishim me maska. Është një proces gati 12 vjeçar plaçkitje e kordinuar midis qeverive të njëpanjëshme, oligarkëve vendas dhe të huaj. Ata vinë dhe vjedhin uzinën, përkeqësojnë standardet e uzinës, janë duke shkatërruar një prej elementëve të fundit të bazës industriale të vendit tonë.

Qori flet për dhunë në protestë, gjatë shoqërimit në furgonët e policisë por edhe brenda komisariatit.

Qori: Një aktivist më tha se një polic në komisariat që u bërtiste të gjithëve e kishte goditur me shpullë. Një polic tjetër goditi një naftëtare në fytyrë gjatë protestës. Kjo e bën edhe më skandaloze të gjithë situatën.

Por sa optimist është ai se e drejta e naftëtarëve do të triumfojë në fund?

Qori: 90 vjet pas Migjenit flitet akoma si në kohën e Migjenit, "misër, misër" thoshte Migjeni. Mendoj se po, do ta fitojnë prej luftës së tyre dhe luftës sonë të përbashkët.

Intervista në studio me gazetaren Beti Njuma, përgatiti për online Besjana Kuçana

Vendi Lajme Sociale protesta e naftetareve arlind qori

EMISIONET