Qeveria nuk kursen "lustrën" në pallatin e këshilltares së PS: Godina pa kolona, po vrasim njerëzit! Ahmetaj të vijë këtu!
Banorët e pallateve tek Shkëmbi i Kavajës në Durrës, i kanë kthyer pas punëtorët e firmave që kishin shkuar aty për rikonstruktim.
Sipas banorëve, në pallatet e tyre nuk janë bërë verifikimet e detajuara, pasi kolonat e pallateve janë të dëmtuara.
Një prej këtyre banorëve, është edhe Luljeta Muhedini, këshilltare e Partisë Socialiste në Bashkinë e Durrësit, që është banuese në njërin nga këto pallate.
Ajo kundërshton që procesi i ndërtimit të nisë pa u kontrolluar mirë kolonat.
Luljeta Muhedini: "Por ne po ua sjellim vdekjen qytetarëve. Jemi ne, janë ata, pushtetarët që po e bëjnë këtë. Unë kërkoj që Ahmetaj të vijë këtu. Ka probleme në kolona, ky ka probleme në struktura. Ky ka shumë, shumë probleme. A keni një projekt ju për këtë pallat që keni filluar punimet, sepse ne jemi banorë këtu. Ai më tha 'jo, ne nuk kemi'. Po si ke filluar punimet ti?! Absolutisht, asnjë lloj kriteri nuk ka këtu".
Sipas ligjit, punimet e brendshme banorët duhet t’i kryejnë vetë, ndërsa dëmtimet në fasadë, shkallë apo ashensorë duhet t’i realizojë bashkia.
Lexo dhe:
