Qeveria hije e Bashës, Gjekmarkaj: Ndryshimin nuk e sjell servilizmi, por sensi kritik dhe intelektualët
I ftuar në "PolitikOn" në RTV Ora nga Alfred Lela, analisti Agron Gjekmarkaj u shpreh se te qeveria Hije e Bashës kishte disa njerëz që nuk do t'i quaja qesharakë, por nuk mbajnë dot staturën e ndryshimit në vend.
Gjekmarkaj: Te qeveria Hije e Bashës kishte disa njerëz që nuk do t'i quaja qesharakë, por nuk mbajnë dot staturën e ndryshimit në vend. Jemi mërzitur shumë këto 30 vite.
Ndryshimin nuk e sjell servilizmi dhe mediokriteti, por sensi kritik dhe intelektualët. Mund të jesh besnik i Ramës, Bësh dhe Metës, por nuk sjell ndryshim për Shqipërinë, vetëm kënaqësi personale.
