Qeveria fsheh kushtet e FMN-së, asnjë reagim për faktet që rëndojnë te qytetarët

Qeveria fsheh kushtet e FMN-së, asnjë reagim për faktet që

Qeveria shqiptare merr borxh 330.9 milion euro, por nuk publikon asnjë të dhënë në lidhje me kushtet e marrjes së parave nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Edhe pse tashmë bordi i këtij institucioni ndërkombëtar financiar e ka miratuar dhënien e kësaj kredie, institucionet shqiptare nuk kanë dhënë asnjë detaj në lidhje me marrëveshjen e bërë si dhe për kushtet e vendosura për vendin tonë, të cilat natyrisht do të rëndojnë edhe në xhepat e qytetarëve.

Ajo që dihet deri në këto moment dihet, është vetëm fakti se paratë do të jepen me këste, por edhe këto do të varen nga performanca e ekonomisë.

Sipas burimeve nga Ministria e Financave aktualisht po punohet për pikat e marrëveshjes dhe ajo do të zbardhet kur të kalojë për miratim në parlament.

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka miratuar fondin prej 330.9 milionë eurove për tre vjet për Shqipërinë.

Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkon që qeveria shqiptare të marrë masa të tjera përsa i përket politikave të taksave dhe shpenzimeve, të mbështetura nga një menaxhim i mirë i financave publike dhe reforma të reja në administratën tatimore, pasi duhet të ulet borxhi publik.

Edhe pse këto kërkesa janë theksuar qartë në njoftimin e FMN-së, qeveria nuk ka dhënë asnjë shpjegim sesi përkthehen këto për ekonominë shqiptare.

EMISIONET