Protezë vajzës, por i heqin KEMP-in djalit, familja Zaimi apel për ndihmë
Fier- Pas apelit ne Ora News gjatë nëntorit të vitit që lamë pas, bashkia Fier ka kontribuuar në duke i dhënë një protezë për këmbën, Jonida Zaimit që për shumë vite nuk mund të dilte nga shtëpia.
Por nëna e 35-vjeçares tregon se i kanë hequr kujdestarinë e vajzës si dhe KEMP-in e djalit 40-vjeç që prej tre vjetësh vuan nga një sëmundje e rëndë e ezofagut.
Nëna e fëmijëve: “ Mua më hoqën kujdestarinë kur vajza ka nevojë të lahet, të ushqehet, është me një këmbë dhe këmbën e ka të prerë deri lart. Na shqetëson dhe fakti se bëmë dokumentat për KEMP -in dhe nuk ja dhanë djalit. Tani kur e merr një person kot kempin dhe mos ta fitojë djali..”
Për herë të dytë në Ora News vjen apeli i prindërve të moshuar, për të ndihmuar djalin e sëmurë.
Fatos Zaimi: “ Ne duam ndonjë ndihmë financiare nga ndonjë biznesmen që është në gjendje shumë të mirë ekonomike që të mund ta ndjekim shëndetin e djalit në spitale të ndryshme ku të ketë mjekë profesionistë”.
Taulant Zaimi: “ Unë nuk kapërcej dot ujin, jo më të kapërcej dot ilaçet që më japin ata. Më japin ilaçe sikur jam në gjendjen fillestare ose në gjendjen e sëmundjes së zakonshme. Mirëpo siç thashë sëmundja ime ka kaluar në shtrëngime të forta kockore”.
Familja 4 anëtarëshe jetojnë në një apartament të vogël, vetëm një dhomë e kuzhinë në lagjen "Liria" në Fier, duke shpresuar se lutjet e tyre për ndihmë do te dëgjohen.
