Princ Leka II shpall martesën, më 8 tetor lidh kurorë me Elia Zaharia
Princ Leka II do të kurorëzojë lidhjen e tij disa vjeçare me Elia Zaharia me martesë që do të zhvillohet në datën 8 tetor 2016, në Tiranë.
Lajmi bëhet i ditur nga Oborri Mbretëror Shqiptar, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të Familjes Mbretërore.
“Familja Mbretërore Shqiptare ka kënaqësinë e veçantë të njoftojë mbarë Kombin Shqiptar se Naltësia e Tij Princ Leka II ka shpallur ditën e martesës së Tij me Znj. Elia Zaharia me datë 8 tetor 2016, në Tiranë.Urojme me zemër trashëgimin e Familjes Mbretërore brez pas brezi!”, thuhet në njoftimin e Oborrit Mbretëror Shqiptar.

