Prifti tund fëmijët nga koka, i shkul flokët dhe shkelmon njërin prej tyre
Një prift katolik është filmuar teksa tund disa fëmijë nga koka, i shkul atyre flokët dhe madje shkelmon njërin prej tyre teksa ato qëndrojnë në radhë.
Video është regjistruar nga një telefon celular brenda një kishe në Brazil dhe ka hapur shumë debate në rrjetet sociale.
Fëmijët që shfaqen në klip ishin duke u përgatitur për “vëllazërimin” e tyre të parë dhe sipas raportimeve prifti ishte duke i dhënë një bekim jo-ortodoks.
Njëri prej djemve shihet duke mbuluar flokët e tij me duar për të shmangur veprimin e çuditshëm të priftit, ndërsa një vajzë që ecën këmbadorazi në dysheme goditet me shkelm nga burri i shenjtë.
Emri i kishës ku ndodhi ngjarja e pabesueshme,nuk është bërë publik.
/Oranews.tv/
