Presidenti Nishani fton subjektet të paraqesin kërkesat për vendet në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani zhvilloi sot takime të veçanta me përfaqësues të partive parlamentare, në kuadër të përfundimit të mandatit të njërit prej anëtarëve të Gjykatës së Lartë si dhe për plotësimin e dy vendeve vakante që krijohen në Gjykatën Kushtetuese.
Gjatë takimeve të Presidentit Nishani me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, zotin Astrit Patozi; Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, zotin Gramoz Ruçi; Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, zotin Lefter Koka; Kryetarin e Partisë Republikane, zotin Fatmir Mediu, si dhe me përfaqësuesit e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe Partisë Drejtësi, Gjatë takimeve të Presidentit Nishani me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, zotin Astrit Patozi; Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, zotin Gramoz Ruçi; Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, zotin Lefter Koka; Kryetarin e Partisë Republikane, zotin Fatmir Mediu, si dhe me përfaqësuesit e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe Partisë Drejtësi, proces duhet të jetë i bazuar në Kushtetutë dhe në vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Në këtë kontekst, Presidenti i Republikës fton subjektet e interesuara të dorëzojnë kërkesat e tyre të shoqëruara me një CV pranë Institucionit të Presidentit të Republikës deri në ditën e Enjte, dt. 21 Mars 2013.
