Presidenti Ilir Meta nuk është bërë pengesë e ndryshimeve në qeveri të propozuara nga kryeministri Edi Rama vetëm dy ditë më parë.

Në ditën e fundit të 2020 Kreu i Shtetit firmosi shkarkimin e Edi Ramës nga posti i Ministrit të Jashtëm, duke i hapur rrugë riciklimit të kabinetit të qeverisë.

Për të zëvendësuar Edi Ramën dhe Gent Cakajn, Presidenti ka dekretuar propozimin e kryeministrit për Olta Xhaçkën, që më herët ka drejtuar dikasterin e Ministrisë së Mbrotjes.

Kreu i Shtetit ka firmosur edhe për rikthimin në qeveri të Niko Peleshit, i cili do të drejtojë Ministrinë e Mbrojtjes deri me 25 prill.

Dekretet e Metës do të votohen vitin e ardhshëm në Parlament që më pas ministrat e rinj të betohen para Presidentit.

Të gjitha këto ndryshime në kabinet erdhën fill pasi zv/ministri i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj paraqiti dorëheqjen e tij dy ditë më parë (29 dhjetor 2020).

Lexo edhe: Rama njofton me Twitter ndryshimet në qeveri, ikën Cakaje zëvendëson me Xhaçkën, kthen Niko Peleshin