Presidenti i ri i Kosovës, Gashi për RTV Ora: Osmani kandidatja e vetme, Abdixhiku të ndahet nga rruga e vjetër e Mustafës

Presidenti i ri i Kosovës, Gashi për RTV Ora: Osmani kandidatja e

Ditën e sotme u bë konstituimi i legjislaturës së 8 të Kuvendit të Kosovës, e cila u drejtua nga deputeti më i vjetër, Avni Dehari, u betuan edhe deputetët e rinj, të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit. 

Në zgjedhjet e 14 shkurtit Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 58 deputetë, 19 deputetë PDK, 15 deputetë LDK, AAK 8 mandate, 10 deputetë Lista Serbe dhe 10 deputetë partitë e etniteteve të tjera. 

Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës votoi me 69 vota Pro dhe 33 Kundër Glauk Konjufcën si kryetarin e ri të Kuvendit. Ndërkohë që u zgjodhën edhe 5 nënkryetarët: Saranda Bogujevci nga VV, Bedri Hamza nga PDK, Kujtim Shala nga LDK, Sllavko Simiç nga komuniteti serb dhe Bekim Arifi nga komunitetet  e tjersa jo shumicë.

Për të folur rreth kësaj por edhe asaj çfarë pritet të ndodhë në të ardhmen, kryesisht sa i përket zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës, i ftuar në RTV Ora ishte avokati dhe analisti nga Prishtina Tomë Gashi.

Sipas tij, Vetëvendosje ka numrat për të qeverisur e qetë, ndërsa teksa u ndal te zgjedhja e presidentit të ri, tha se kandidatja e vetme është Vjosa Osmani.

Sa i përket qëndrimit të mundshëm të LDK në Kuvend gjatë zgjedhjes së presidentes së re të Republikës së Kosovës, Gashi tha:

“Tani kemi edhe një situatë tjetër. Ku kemi kryetarin e ri të LDK-së, që është z.Lumir Abdixhiku, të cilin e presim në takimin e ardhshëm me zonja Vjosa Osmanin që të qartësojë pozicionin e tij. Sepse nëse LDK qëndron në sallën e Kuvendit në ditët në vijim, kur do të vijë situata më e nxehtë me zgjedhjen e presidentes Vjosa Osmani atëherë çdo gjë do të jetë në rregull dhe konform Kushtetutës dhe do të informohet të gjitha institucionet e Kosovës të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Nëse ndodh e kundërta atëherë do të ketë lëndime politike për ta. Dëmtohet qytetari i Kosovës por këto parti humbëse do të humbin përsëri dhe do të humbin edhe më keq”, tha ndër të tjera Gashi.

Më tej, avokati i njohur pati edhe një apel për kreun e ri të LDK, Lumir Abdixhiku.

“Gjatë kësaj jave Abdixhiku do të tregojë forcën e tij në LDK dhe të marrë qëndrim pozitiv që do ti ndihmojë Kosovës por edhe LDK-së. Do të ndahet nga rruga e vjetër, 10-vjeçare e Isa Mustafës që një parti të Ibrahim Rugovës e solli në një situatë katastrofale saqë është në gjendje të mjerueshme me 15 deputetë. Ndërsa fuqia politike e Albin Kurtit është e tillë saqë presidenti Ibrahim Rugova, menjëherë pas luftës fitoi 46 deputetë, ndërsa Kurti 58".

Rajoni Lajme rtv ora intervista Kosovë kuvendi kosova presidenti RTV Ora tomë gashi

EMISIONET