Presidencialet në SHBA, Demaliaj: Zgjedhje plebishitare! Kandidatët kanë thyer rekord në numrin e votave
Publicisti Ilir Demaliaj ka kometuar përfundimin e numërimit të votave në SHBA, ku president i 46 i Amerikës u shpall Joe Biden.
Demaliaj i ka cilësuar këto zgjedhje si plebishitare, pra të një rendësie të veçantë, teksa ka shtuar se votuesit kanë thyer rekord në pjesëmarrje.
“Këto zgjedhje në Amerikë ishin zgjedhje plebishitare. Si asnjëherë më parë pati një pjesëmarrje të jashtëzakonshme dhe të dy kandidatët kanë thyer rekord për numrin e votimit popullor. Biden ka shkuar 74 milionë dhe Presidenti Trump rreth 69 milionë, pra Biden ka më shumë se 5 milionë vota tepër.
Sa i përket zgjedhjeve në zonat elektorale, ai ka shkuar mnë 273 me Pensilvaninë, por ka edhe Georgian, Nevadën, Arizonën, pra shkon te 300 vota elektorale”, ka thënë Demaliaj.
