Pozitiv me Covid-19, drejtori i shkollës në Paskuqan për kurim në Turqi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Tetor 2020, 14:54
Rezulton pozitiv me Covid-19 drejtori i shkollës "Lidhja e Prizrenit" në Paskuqan.
Sipas asaj që meson Ora News, drejtori është dërguar para disa ditësh për një kurim më të specializuar në Turqi.
Ndërkohë tamponëve u janë nënshtruar edhe pjesëtarë të të stafit pedagogjik të shkollës.
Nga nisja e pandemisë, vendi ynë numëron 15,752 të infektuar në total dhe 429 viktima. Ndërkohë problem mbetet edhe përhapja e virusit nëpër shkolla.
