“Portrete dhe peizazhe” të Shqipërisë ‘800-‘900, vështrimi i gjeografëve dhe ushtarëve italianë
Shqipëria e gjysmës së parë të shekullit të XX vjen ashtu sic ishte, nën objektivin e aparatit fotografik të gjeografëve dhe udhëtarëve italianë të cilët panë dhe jetuan atë kohë.
Mes 500 fotografive të rralla, që publikohen për herë të parë, ky është peizazhi i nxënësve të një shkolle në Arrenmollë ,rrethi i Dibrës.
Në foto janë ngrirë peizazhe që dëshmojnë për mënyrën e jetës, si kanë qënë qytetet, rrugët, njerëzit, veshjet e gjithçka tjetër, e prezantuar bardh e zi.
Drejtori i Muzeut Historik Kombetar, Luan Malltezi, vlerësoi ekspozitën si një dëshmi e rëndësishme e nje peridhe të humbur.
Në kete ekspozitë publiku mund të zbulojë Shqipërinë dhe shqiptarët sipas studiuesve dhe gjeografëve italianë, Antonio Baldaçi ,Roberto Almagià, Aldo Sestini dhe Bruno Castiglioni.
Ajo është organizuar nën kujdesin e Ambasadës italiane dhe Ministrisë së Kulturës dhe do të qëndrojë e hapur deri më datën 14 dhjetor.
