Porositë "italiane" për Shqipërinë: BE nevojë për ju, por plotësoni kushtet
Europa ka nevojë për Shqipërinë sikurse Shqipëria ka nevojë për Europën. Në këtë formë e ka përcjellë mbështetjen e tij për rrugëtimin e Shqipërisë në familjen europiane, Pier Ferdinando Casini, kreu i komisionit për marrdhëniet me jashtë në senatin Italian, në fjalën e tij në konferencën e përbashkët Shqipëri-Itali, një partneritet Italian.
"Anëtaresimi i Shqipërisë do të sjellë disa pasoja pozitive. Europa ka nevojë për Shqipërinë. Italia mbështet rrugëtimin e Shqipërisë. Kur BE nuk është më si vite më parë, as Italia, zgjerimi kërcenohet nga rreziqe të reja dhe të ndryshme. Megjithatë duhen vlerësuar përpjekjet e Shqipërisë, ndonëse vendi juaj duhet të forcojë edhe më tej stabilitetin.
Por për të qënë pjesë e familjes së madhe europiane, Shqipëria ka ende shumë për të bërë, duke nisur nga përmbushja e reformave themelore. Kjo ka qënë porosia e Jean Eric Paquet, drejtori i zgjerimit në Komisionin Europian
"Shteti i së drejtës është një proces i zgjerimit. Është shumë e rëndësishëm që të tërhiqen investimet e huaja. Mbrojtja themelore, mbështetet tek liritë dhe të drejtat. Paketa e zgjerimit, e tetorit i referohet qeverisjes ekonomike. Anxhenda e reformës duhet të shohë sektorin ekonomik. Reforma e Gjyqësorit është një parakusht për shtetin e të drejtës. Sa i përket korrupsionit, nuk mjafton vetëm gjithëpërfshirja por edhe duhet edhe një strategji anti-korrupsion."
Për ish-kryeministrin dhe ish-presidentin e Komisionit Europian, Romano Prodi, lidhja mes Shqipërisë dhe Italisë është edhe më e fortë, edhe në aspektin personal. Ndërsa rikthehet në Tiranë pas 4 vitesh, Prodi bëri thirrje që marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Italisë, të bëhet më e fortë, pavarësisht se të dy vendet nuk po përjetojnë një situatë të mirë.
"Nuk jane vite të përshtatshme, investimet nuk ecin përpara sepse është faktuar se ka rënë kapaciteti prodhues Italian. Shqipëria duhet të jete edhe një ure mes Italise dhe vendeve të tjera të Ballkanit. Duhet te nisim një strategji afatgjatë që të forcojë këto marrëdhenie.”
