Pornografi me të mitur/ Prangoset 37 vjeçari në Tiranë, si hapi një profil me të dhëna të rreme në rrjetet sociale
Një 37 vjeçar është arrestuar në Tiranë në sajë të operacionit të koduar “Zbulimi”, ku dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Pornografia” me të mitur.
Sipas njoftimit të Policisë, autori i identifikuar si I.K., banues në Tiranë është hetuar nga Njësia C-Hetimi i Krimeve Kibernetike për dy vite në lidhje me këtë aktivitet.
“Materiali hetimor i ndjekur nga Njësia C – Hetimi i Krimeve Kibernetike kishte të bënte me dyshime të arsyeshme se ky shtetas kishte krijuar një profil në një rrjet social, me të dhëna të rreme. Gjatë komunikimit me shtetas të huaj, nëpërmjet këtij rrjeti social, ky shtetas ka konsumuar elemente të kësaj vepre penale”, njoftohet.
Sakaq në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një aparat celular.
Materialet hetimore u dërguan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprimet e mëtejshme hetimore dhe procedurale, për veprën penale “Pornografia” në rrjet, me të mitur.
