Pollo: Raporti i Parlamentit Evropian rikonfirmoi se qeveria Rama nuk i ka përmbushur kushtet për negociatat

Pollo: Raporti i Parlamentit Evropian rikonfirmoi se qeveria Rama nuk i ka

Ish-deputeti i PD-së, Genc Pollo ka reaguar pas pas raportit të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian për Shqipërinë.

Pollo shkruan se Raporti e rikonfirmon se Qeveria Rama ende nuk i ka përmbushur kushtet për çeljen e negociatave si  dënimin e votëblerësve dhe dënimin e zyrtarëve të lartë për korrupsion.

Sipas Pollos, pas 25 prillit me ndryshimin e pritshëm do të fillojnë të hiqen me shpejtësi pengesat artificiale të qeverisë në mënyrë që Konferenca Ndërqeveritare me BE të mbahet në vjeshtë.

Pollo: Sot Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian miratoi njëzëri raportin për Shqipërinë. Raporti e rikonfirmon se Qeveria Rama ende nuk i ka përmbushur kushtet për çeljen e negociatave si p.sh dënimin e votëblerësve, (dosja 339 e 184), dënimin e zyrtarëve të lartë për korrupsion, korrigjimin e ligjit anti-fjalë etj.  Falënderime të përzemërta për reporterët Santos ( Social Demokrat) e Lega ( Popullor ) për punën e tyre dhe për thënien e të vërtetave açik. Po ashtu edhe për eurodeputetë të tjerë kontribuues e për grupet e tyre. Kështu ndihmohet realisht Shqipëria evropiane.

Para  tre ditësh në Bruksel po të njëjtën të vërtetë e deklaroi  hapur edhe zoti Borrel, Përfaqësuesi i Lartë i BE; në prani të Edi Ramës! Ky i fundit është i vetmi shqiptar që nuk ja dëgjon veshi këto fjalë. Në fakt më shumë se atij i adresohen publikut shqiptar. Mbas 25 prillit me ndryshimin e pritshëm do të fillojnë të hiqen me shpejtësi pengesat artificiale të kësaj qeverie në mënyrë që Konferenca Ndërqeveritare me BE të mbahet në vjeshtë.

Vendi Lajme Qeveria Politikë genc pollo raporti negociata

EMISIONET