Demokratët e Kukësit kanë vetëm një alternativë, Vata: Patronazhistët nuk do kenë vend në bashki

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet për kryetar bashkie në Kukës më 24 shtator, Emri Vata në një intervistë në emisionin “Drejt” për gazetarin Luan Rama në “Ora News”, deklaroi se demokratët e Kukësit kanë vetëm një alternativë dhe se patronazhistët dhe militantët nuk kanë vend në bashki.

"Demokratët e Kukësit janë demokratë. Kanë vetëm një alternativë. Bashkia e Kukësit për 4 vite nuk ka qënë në shërbim të qytetarëve.

Komisionerët janë probleme teknike, do zgjidhet. Transparenca, shoqëria civile dhe rinia janë tre shtyllat kryesore. Buxheti dhe shpenzimet e Bashkisë do jenë transpararente. Patronazhistët dhe militantët nuk kanë vend në bashki. 730 biznese aktive janë në Kukës. Në fokus do jenë bizneset e vogla. Nëse ulim taksën me 30% do kemi rritje të punësimit. Niveli i shërbimit do jetë në nivel maksimal. Kundërshtari politik po ndjen humbjen".

 

EMISIONET